Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Makina përplaset me skuterin me të cilin po lëviznin dy të mitur, transportohen në spital 13-vjeçarët
👁7482
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë godinës së Bashkisë në Durrës. Një automjet tip “Hyundai”, i drejtuar nga shtetasi S.H., ka përplasur një motomjet skuter elektrik ku ndodheshin dy të mitur. Në drejtimin e skuterit ishte një 13-vjeçar me inicialet E.I., i cili udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar. Të miturit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.