Makina përplas për vdekje drejtuesin e motomjetit, arrestohet 42-vjeçari

Makina përplas për vdekje drejtuesin e motomjetit, arrestohet 42-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motomjetit, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi 42-vjeçar i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti...