Burimi:
Javanews.al

Makina përplas kalimtarin në Fushë-Krujë, i plagosuri transportohet në spital në gjendje të rëndë
👁3697
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, pranë vendit të quajtur Ura e Gjoles. Mësohet se një kalimtar ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është goditur nga një makinë. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Tiranës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje.