Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Makina përplas adoleshentin që qarkullonte me monopatinë, 17-vjeçari përfundon në spital
Është proceduar një 40-vjeçari, pasi përplasi me makinë një adoleshent, që udhëtonte me monopatinë. Pas dëmtimeve, 17-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. “Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. gijotina.com/