Makina e drejtuar nga shqiptari përplaset me motorin në Athinë, humb jetën 35-vjeçari

Makina e drejtuar nga shqiptari përplaset me motorin në Athinë, humb jetën 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, në zonën e Pangratit, në Athinë. Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00, kur motori që drejtohej nga viktima u përplas me një automjet në drejtimin e të cilit ndodhej një shtetas shqiptar 52-vjeçar. Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që njëri prej drejtuesve të mjeteve të ketë kaluar me semafor të kuq. Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë greke, Konstantia Dimoglidou. Si pasojë e përplasjes, shqiptari pësoi lëndime të lehta. Ai u arrestua pas aksidentit, por më vonë u la i lirë me urdhër...