Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Makina del nga rruga dhe bie nga ura, plagoset shoferi në Delvinë
👁8540
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, pranë Stjarit, bashkia Delvinë, në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë. Një automjet Toyota Auris ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë. Banorë të zonës ndihmuan për nxjerrjen e shoferit nga kanali ku kishte rënë. Drejtuesi i mjetit 62 vjeçari Nishan Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku pas ndihmës së parë për shkak të plagëve të marra është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Sakaq, shërbimet...