Makabër/ Si djali në bashkëpunim me nënën vranë kryefamiljarin dhe në polici deklaruan se e kafshoi ariu
Një ngjarje e rëndë është zbardhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një 33-vjeçar dhe nëna e tij, 57 vjeçe, janë ndaluar nga Policia, pasi dyshohen për vrasjen e kryefamiljarit, Urim Fiku. Sipas hetimeve paraprake, familjarët kishin raportuar fillimisht se babai i familjes kishte humbur jetën pas një sulmi nga një ari. Por hetimet e kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe ekzaminimet mjekoligjore, zbuluan se 57-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Në vijim të hetimeve u ndaluan Sadete Fiku, 57 vjeçe, bashkëshortja e viktimës, dhe djali i tij, Gazmir Fiku, 33 vjeç. Të dy dyshohen se, në bashkëpunim, kanë vrarë Urim Fikun me armë zjarri...
Burimi:
ntv.al