Maji 2025, i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ ’Në Grenlandë akulli u shkri 17 herë më shpejt’

Maji 2025, i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë/ ’Në Grenlandë akulli u shkri 17 herë më shpejt’

Bota përjetoi muajin maj të dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, një periudhë gjatë së cilës ndryshimi i klimës nxiti një valë rekord nxehtësie në Grenlandë, njoftuan shkencëtarët sot. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku (C3S) të Bashkimit Evropian, muaji i kaluar ishte i dyti më i nxehtë në nivel global, i tejkaluar vetëm nga maji i vitit 2024, dhe shënoi kulmin e pranverës së dytë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Veriore (mars-maj). Temperaturat mesatare të sipërfaqes së Tokës ishin rreth 1.4°C më të larta krahasuar me periudhën para-industriale (1850–1900), kur njerëzit filluan të...
Burimi: Syri.net