Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Shtegu drejt majës është i shënuar dhe ofron pamje mahnitëse, burime uji të freskët dhe ajër të pastër gjatë gjithë rrugës, duke e bërë atë ideal për ecje dhe aktivitete sportive malore. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky destinacion, si një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar bukuritë e Alpeve Shqiptare. Për të arritur në majë, vizitorët duhet të ecin...