Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mahmoud Abbas përshëndet vendimin e Kanadasë për të njohur shtetin e Palestinës
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka përshëndetur vendimin “historik” dhe “të guximshëm” të Kanadasë, për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Z. Abbas “mirëpret qëndrimin historik të Kanadasë për të njohur një shtet palestinez”, i cili “do të forcojë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin” e Lindjes së Mesme, theksoi ai gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney, raportoi agjencia palestineze e lajmeve WAFA. “Ky qëndrim i guximshëm regjistrohet në një moment historik kritik për të shpëtuar zgjidhjen me dy shtete”, shtoi presidenti i Autoritetit Palestinez. Top Channel