Magjistratët e kallëzuan në SPAK, reagon Malaj: Kur të miratohet ligji i ri për pagat do të veprojmë
Ministri i Financave i është përgjigjur publikisht kallëzimit penal që magjistratët e Shqipërisë kanë depozituar në SPAK kundër tij pas bllokimit në Thesarin e Shtetit të pagave për muajin gusht. Së bashku me Malajn, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion është kallëzuar dhe Sekretari i Përgjithshëm Gentian Keri dhe 14 drejtues të Thesarit në rrethe. Ky kallëzim është një tjetër akt i përshkallëzimit të konfliktit mes ekzekutivit dhe gjyqësorit për shkak të kërkesës për rritje të pagës referuese nga prokurorët dhe gjyqtarët. “Të kallëzohesh se po zbaton ligjin”, e nis Malaj reagimin e tij. Ministri ka publikuar dhe pagat aktuale krahasuar me rritjen e kërkuar duke konkluduar me efektin që diferenca do të ketë në buxhetin e shtetit. “Efekti total në buxhetin e shtetit me këto...
Burimi:
javanews.al