Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Magjia e muzikës klasike pushtoi zemrat e më të vegjëlve në Prishtinë
Mes syve të qeshur të vocërrakëve, në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj, u mbajt një nga koncertet më të veçanta, ai i dedikuar fëmijëve. Në këtë edicion të pestë që mban temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!”, në bashkëpunim me Korin e Fëmijëve dhe Orkestrën “Amadeus” nën udhëheqjen e dirigjentit Vehbi Shosholli, ky koncert solli emocione të veçanta, buzëqeshje pafund dhe një atmosferë thuajse magjike. Të vegjëlit e Prishtinës, të rrethuar nga tingujt magjikë të muzikës klasike dhe operistike, në hapësirat e “HyperActive” u bënë dëshmitarë të një përvoje unike kulturore që...