Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për një marrëveshje

Macron thirrje Iranit: Kthehu në tryezën e negociatave për një marrëveshje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian këtë pasdite. Në një postim në X, Macron tregoi se ka bërë thirrje që objektet diplomatike dhe shtetasit e vendit në Iran dhe në rajonin e gjerë “të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë”. “Gjithashtu kërkova përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin”, tha ai. Udhëheqësi francez e ka ftuar Pezeshkian “të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje”. “Sapo fola me Presidentin iranian Massoud Pezeshkian. Mesazhi im i parë ishte të kërkoja lirimin e menjëhershëm të bashkatdhetarëve tanë, Cécile Kohler...
Burimi: Vizionplus.tv