Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

Macron njofton masat e rrepta pas kaosit në Francë: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat, do të ndalohen në ditët në vijim!

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi ndalimin e demonstratave që nuk janë organizuar nga sindikatat, në prag të demonstratave të së shtunës, më 24 tetor. “Rekomandimi i përgjithshëm është që të mos zhvillohen demonstrata në ditët në vijim”, theksoi Macron. Presidenti francez pretendoi se pas incidenteve të së shtunës qëndronin grupe të së majtës ekstreme, të cilat po planifikonin të përmbysnin qeverinë. Përveç kësaj, Emmanuel Macron njoftoi gjithashtu se të premten, Këshilli i Mbrojtjes do të mblidhet për të marrë vendime shtesë, pasi forcat e sigurisë janë nën presion. Shumica e qyteteve në Francë, dhe konkretisht Parisi, do të jenë në izolim, nga frika e incidenteve të reja. Në Paris, tubimet publike janë të ndaluara nga ora 20:00, ndërsa në Sheshin Demokraci është në fuqi një...