Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Macron bisedë telefonike me presidentin e Iranit: Teherani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pati një bisedë telefonike ditën esotme me presidentit e Iranit, Masoud Pezeshkian. Gjatë bisedës mes dy presidentëve, Macron i bëri të qartë homologut të tij iranian se Irani “nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore”. Në një mesazh në X, Macron tha se Franca dhe partnerët e saj evropianë do të “përshpejtojnë negociatat” mbi çështjen bërthamore me Teheranin, me qëllim “daljen nga lufta dhe shmangien e rreziqeve më serioze”. Biseda u zhvillua në ditën e nëntë të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. “Jam i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta. Për ta arritur këtë,...