Lutje

Lutje

17 November, 2026 - 09:04 Poezi nga Migjeni. Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t’argjantë e akorde t’artë.  Të lutem, o perëndi, për një simfoni – plot dashuni të nxehtë si tu vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë.  Të lutem, o perëndi për një simfoni të dëfrej në lumni t’u u përkundë n’ani të bukur t’andrrimeve të kaitër, ku të fantazmeve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë.  Të lutem, o perëndi, për një simfoni – e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi./KultPlus.com