Lutja si formë e poezisë dhe poezia si etikë e veprimit

Lutja si formë e poezisë dhe poezia si etikë e veprimit

Mbi vëllimin Poezi dhe uratë të Nënë Terezës Nga Sarë Gjergji Me rastin e 5 shtatorit, festës së Shën Nënë Terezës Vëllimi Poezi dhe uratë i Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, botuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë më 1998, paraqet një objekt letrar që nuk mund të përkufizohet pa rezervë me kategoritë tradicionale të poezisë lirike. Tekstet e tij vendosen në një hapësirë ndërmjet lutjes, përsiatjes shpirtërore, sentencës morale, meditimit dhe vargut të lirë. Pikërisht kjo ndërthurje zhanrore përbën një nga çelësat më të përshtatshëm për leximin e tyre: nuk kemi të bëjmë thjesht me poezi që përdor motivin religjioz si lëndë tematike, por me një ligjërim religjioz që, në shumë prej teksteve, organizohet poetikisht. Botimi mban titullin Poezi dhe uratë, është...