Lushnjë – Tentativë për vrasje me armë zjarri në stanin e bagëtive, plagoset rëndë një 66-vjeçar

Lushnjë – Tentativë për vrasje me armë zjarri në stanin e bagëtive, plagoset rëndë një 66-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plug të Lushnjes, ku një 66-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me armë zjarri. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane, rreth 66 vjeç, i cili është qëlluar me çifte nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa ndodhej brenda stanit të bagëtive, ku po bënte roje nate. Mësohet se saçmet e armës e kanë goditur në kokë, duke i shkaktuar dëmtime serioze. 66-vjeçari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar....
Burimi: Fieriweb.com