Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lushnje/ Banorët përballen me ndotje dhe erë të rëndë nga kanalizimet, rrezik për shëndetin dhe ujin e pijshëm
Banorët e fshatit Dushk në Lushnje po përballen me një situatë të rënduar higjieno-sanitare në këto ditë të nxehta vere, për shkak të përhapjes së ujërave të zeza në kanalet kulluese të zonës. Sipas tyre, prej më shumë se një dekade, pasi janë hequr gropat septike dhe janë vendosur tubacionet e kanalizimeve, rrjeti është lënë në amortizim dhe ka pësuar dëmtime nga ndërhyrjet e paligjshme. Banorët që jetojnë dhe punojnë pranë kanalit tregojnë se era është mbytëse dhe situata po rrezikon shëndetin e tyre. “Ujërat e zeza dalin në këtë kanal, nuk është riparuar prej 10-15 vitesh. Me këto plehra...