Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luis Enrique ia bën të qartë Nasser Al-Khelaifi-t: Dua yllin e La Ligës
2 Korrik 2025 19:09 Telesport Edhe pse ka një ekip super të kompletuar dhe mund të konsiderohet pa frikë si ekipi më i mirë momentalisht në botë, Luis Enrique ka kërkuar dy përforcime për sezonin e ri. I pari dihet pasi është përfolur prej kohësh, bëhet fjalë për Illia Zabarnyi, qendërmbrojtësin ukrainas të Bournemouth, ndërsa emri i dytë që Luis Enrique i ka kërkuar presidentit Al-Khelaifi, është braziliani i Real Madridit, Rodrygo. Trajneri i parizienëve e sheh lojtarin 24-vjeçar si një përshtatje të përsosur për strukturën e tyre ofensive, ku emra si Kvaratskhelia, Dembele, Desire Doue dhe Barcola ndërrojnë shpesh...