Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Luftë’ që në nisje të sezonit – Pesë të plagosur për një vend parkimi në Ksamil
👁2613
Pesë persona kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e sherrit të dhunshëm mbrëmjen e së premtes në Ksamil për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar, ku pas një përplasjeje verbale mes disa personave, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është shoqëruar me dhunë fizike. Sipas burimeve, sherri ka nisur mes dy shtetasve turq, Hasan Can Gurhan, 26 vjeç dhe Aden Ugras 27 vjeç, të dy me banim në Kosovë, si dhe një banor i Ksamilit, Adriatik Mollanji. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Sarandës për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, sipas burimeve, asnjë prej tyre nuk...