Lufta tregtare SHBA-Kinë, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Mund të kemi një bisedë mes dy presidentëve këtë javë

Lufta tregtare SHBA-Kinë, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Mund të kemi një bisedë mes dy presidentëve këtë javë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, mund të bisedojnë këtë javë, tha sot një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNBC në kushte anonimiteti. Ndërsa një telefonatë nuk ka gjasa të ndodhë sot, ai tha se mund të ndodhë “shumë shpejt”. Biseda e pritur vjen në një kohë tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Pekinit që kërcënojnë të prishin një marrëveshje tregtare të arritur vetëm disa javë më parë. Marrëdhënia tregtare SHBA-Kinë, e konsideruar me rëndësi strategjike për të dyja palët, arriti në një pikë kritike në prill kur Trump vendosi tarifa universale deri...
Burimi: Top-Channel.tv