“Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump

“Lufta” tregtare, hyjnë sot në fuqi tarifat e reja gjithpërfshirëse të Trump

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj vendeve anembanë botës kanë hyrë në fuqi sot duke përshkallëzuar luftën e tij tregtare. Miliarda dollarë nga tarifat po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump në mediat sociale, pak minuta para afatit të mesnatës në Uashington, raporton BBC. Më parë, presidenti e ka goditur Indinë me një tarifë prej 50%, e cila do të hyjë në fuqi më 27 gusht, përveç nëse ajo ndalon blerjen e naftës ruse. Trumpi ka kërcënuar gjithashtu me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë vendit, teksa po i shtyn firmat e teknologjisë të investojnë në SHBA. Kjo ka ndodhur në kohën kur Apple njoftoi një investim të ri amerikan prej 100...