Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Rusia dhe Ukraina ka kryer sulme të ndërsjellta me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dëme në infrastrukturën energjetike e atë të transportit. Një sulm masiv me dronë në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë. Lajmi u konfirmua të hënën nga guvernatori rajonal Alexander Gusev, i cili njoftoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 113 dronë mbi rajon. Sipas autoriteteve ruse, sulmet shkaktuan gjithashtu zjarre në disa objekte industriale. Një tren pasagjerësh që udhëtonte nga Anapa drejt Moskës u dëmtua, ndërsa pesë udhëtarë mbetën të plagosur. Hekurudhat Ruse njoftuan pezullimin e qarkullimit të trenave nëpër rajonin e Voronezhit. Ndërkohë, edhe Ukraina është...