Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë drejt fundit? Putin i gatshëm të takohet me Zelenskyn: Të negociojmë për t’i dhënë fund
👁3856
Në ditën e 1,212 të konfliktit në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë sinjale të reja për një mundësi negociatash, por me kushte të qarta. Gjatë një takimi me drejtuesit e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, shefi i Kremlinit deklaroi se nuk e konsideron riarmatosjen e NATO-s si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë. Në qendër të vëmendjes ishte edhe gatishmëria e tij për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në një fazë përfundimtare të negociatave, me qëllimin për të përmbyllur luftën. Megjithatë, Putin ngriti një çështje delikate përmes një komenti të drejtpërdrejtë: “Pyetja është kush...