Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema, ka komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te lufta në Gaza dhe përhapja e konfliktit në rajon. Mema tha se Gaza, e cila para konfliktit ishte një territor me rreth 2 milionë banorë, tashmë përballet me një situatë të rëndë humanitare. Sipas tij, ka ndryshuar edhe mënyra se si Izraeli e sheh sigurinë e tij dhe marrëdhëniet me Libanin. Ai kujtoi se, para përshkallëzimit të konfliktit, priteshin marrëveshje të reja mes vendeve arabe dhe Izraelit. Sipas tij, që nga tetori i vitit 2023, konflikti Izrael-Palestinë është shtrirë edhe në Liban, ndërsa pasiguria vijon në Bregun Perëndimor dhe zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur edhe në Siri. “Gaza ishte një qytet me 2 milionë banorë që tashmë nuk...
Burimi:
javanews.al