Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta me Ukrainën, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor, por…
👁2601
Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i tha rrjetit televiziv amerikan CNN se çështja kërkon shqyrtim të kujdesshëm. “Duhet të mendojmë gjatë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi. Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase. “A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi?...