Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Lufta me Izraelin, Khamenei emëron pasardhësit e tij të mundshëm në rast se vritet
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar tre klerikë të lartë si kandidatë të mundshëm për ta pasuar në rast se ai vritet. The New York Times raporton se sipas kushtetutës së Iranit, në rast vdekjeje të udhëheqësit suprem, Asambleja e Ekspertëve, një organ me 88 anëtarë klerikë, ka për detyrë të zgjedhë pasardhësin. Ky proces është përdorur vetëm një herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, kur vetë Khamenei u zgjodh në vitin 1989. Burimet e cituara nga Times thonë se Khamenei dëshiron të sigurojë një tranzicion të shpejtë dhe të rregullt nëse ai vdes papritur....