Lufta me flakët në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, një mëngjes zjarri dhe heroizmi

Lufta me flakët në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, një mëngjes zjarri dhe heroizmi

Në brigjet e bukura të Jonit, ku turizmi dhe qetësia e verës priten të lulëzojnë, ky mëngjes nisi me një tjetër betejë kundër flakëve. Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, era e fortë e orëve të para të ditës u bë aleate e zjarrit, duke favorizuar përhapjen e tij me shpejtësi drejt banesave dhe bizneseve të zonës. Aksioni nga ajri rinisi menjëherë: Dy helikopterë të Forcës Ajrore u ngritën mbi kodrat dhe ullishtet, mbi linjat e zjarrta që kërcënonin vendbanimet, duke lëshuar valë pas vale uji për të neutralizuar vatrat. Nga lart, shiheshin shtigje tymi që lëviznin me erën, ndërsa poshtë...