Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!
Kreu i SPAK-ut Klodian Braho i është bashkuar Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, e organizuar nga DEA në Buenos Aires. Lajmi bëhet me dije nga Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi. Bëhet fjalë për një forum që ka në fokus integrimin operacional, koordinimin dhe bashkëveprimin kundër organizatave terroriste e kriminale. Gjatë konferencës, prokurorët e SPAK-ut zhvilluan 12 takime të rëndësishme me kolegë nga SHBA-të, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina. Postimi i Ambasadës së SHBA: “Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër...
Burimi:
javanews.al