Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta kundër emigracionit të paligjshëm në Angli, qeveria Starmer akordon 100 milionë paund për të luftuar fenomenin
Qeveria britanike është nën presion të vazhdueshëm mbi imigracionin, në kontekstin e një çështjeje pan-evropiane që është shfaqur si një problem kyç për qeveritë në Evropë, nga Gjermania dhe Franca tek Greqia dhe Itali. Deri më 31 korrik, 25,436 migrantë të paligjshëm kishin kaluar Kanalin Anglez. Ky është një numër rekord krahasuar me çdo vit tjetër, madje edhe me vitin rekord të vitit 2022 ku “barriera” e 25,000 migrantëve u thye më 27 gusht. Këtë mëngjes, Ministria e Brendshme njoftoi se do të ofrojë 100 milionë paund shtesë në fonde. Qëllimi është të godasë kontrabandistët dhe të zvogëlojë numrin e...