Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘Lufta’ e Trump me Harvardin, i heq lejen për studentët ndërkombëtarë
👁12189
Administrata Trump njoftoi të enjten se i ka hequr Universitetit Harvard lejen për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke u dhënë kështu një goditje të fortë këtij institucioni prestigjioz. Sipas Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Harvard nuk do të mund të pranojë më studentë të huaj, ndërsa studentët aktualë duhet të transferohen në një universitet tjetër për të ruajtur statusin e tyre ligjor në SHBA. Ky vendim vjen pas një mosmarrëveshjeje mes administratës dhe Harvardit, ku universiteti refuzoi të dorëzonte regjistrat e studentëve të huaj. Masa prek rreth një të katërtën e studentëve të huaj në Harvard dhe ka shkaktuar shqetësim...