Lufta civile mes shqiptarëve dhe lindja e shtetit grek?!

Lufta civile mes shqiptarëve dhe lindja e shtetit grek?!

Disa historianë perëndimorë, luftën e Greqisë për pavarësi e kanë cilësuar si luftë civile shqiptare. Shqiptarët myslimanë dhe katolikë kanë përbërë pjesën dërmuese të ushtrisë otomane që luftuan kundër pavarësisë së Greqisë në të cilën anë u gjetën shqiptarët ortodoksë. Më poshtë e keni përshkrimin e historianit të njohur George Finlay në lidhje me përleshjet e shqiptarëve katolikë e myslimanë me ata ortodoksë, me të cilin rast qe vrarë udhëheqësi i shqiptarëve suliot, Marko Boçari. “Mustafë Pashë Bushati e mblodhi ushtrinë e tij në Ohër. Ushtria përbëhej nga 5000 myslimanë gegë dhe 3000 katolikë mirditas. Katolikët, të cilët flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, mburren me prejardhjen e tyre të krishterë që kanë luftuar kundër turqve nën udhëheqjen e heroit kombëtar, Skënderbeut apo Gjergj Kastriotit....