Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Lufta” brenda partisë, kandidatja e Lapajt ndryshon mendje dhe “zotohet” të marrë mandatin: E gatshme për angazhimin tim
Adriatik Lapaj TIRANË- Një “parplasje virtuale” po vijon përgjatë orëve të fundit mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, me qëllim marrjen e mandatit të vetëm në qarkun e Tiranës. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit, tashmë është prishur dhe shkak për këtë është bërë pikërisht mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion. Pas Zeqir Kordhonit, një tjetër kandidate nga “Shqipëria Bëhet” e Lapajt, ka kërkuar të tërheqë dorëheqjen e saj të dorëzuar në KQZ. Bëhet fjalë për Kleana Xhuvelin, e cila u rendit e 3-ta në të njëjtën listë dhe e përzgjedhur nga Lapaj....