Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lubonja: Shqiptarët përfitojnë nga aktivitetet kriminale jashtë vendit, pastaj vijnë këtu e pastrojnë paratë, shkatërrojnë qytetin
Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në Neës24, ka komentuar debatin e fundit në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage, për çështjen e emigracionit dhe krimit shqiptar në Britani. Lubonja u shpreh kritik i ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë përgjegjësie në lidhje me gjendjen alarmante të kriminalitetit. “Shqipëria është kthyer në një inkubator të krimit,” deklaroi Lubonja, duke iu referuar, sipas tij, të dhënave të organizatës InsideCrime, e cila ka analizuar periudhën 2018-2020. “Në Evropë, shqiptarët janë kampionë për numrin e të dënuarve për trafik kokaine. Pas tyre vijnë brazilianët, më pas...