Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm
Deputetja Iris Luarasi ka reaguar sot ndaj një proteste që i është bërë përpara hyrjes së Parlamentit, duke e cilësuar atë si një akt me fyerje, sharje dhe dhunë verbale, e jo si aktivizëm legjitim. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Luarasi tregon se disa vajza e kishin pritur me sharje dhe celularë gati për të filmuar. “Sot duke hyrë në parlament disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur,” thotë ajo. Deputetja shpjegon se u lëndua jo nga kritika në vetvete, por nga mënyra se si të rejat e kuptuan mbrojtjen e grave. “Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën, po sepse...
Burimi:
javanews.al