Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

Pak ditë më parë, në media u raportua se oficerët e BKH-së, me urdhër të SPAK kishin kryer kontrolle në Elbasan, në bazë të një procedimi për krime zgjedhore, teksa subjekt i kontrollit ishte edhe banesa e deputetit të PS-së, Luan Duzha. Po ashtu u raportua dhe se në një prej banesave ishin gjetur 200 mijë euro cash, si dhe lista zgjedhësish. Por, në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit në nisje të seancës së sotme plenare, Luan Duzha i mohoi kontrollet e SPAK, apo sekuestrimin e telefonit të tij. “Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më...
Burimi: Gijotina.com