Loro Boriçi, pionieri i futbollit modern në Shqipëri

Loro Boriçi, pionieri i futbollit modern në Shqipëri

Më 4 gusht 1922, lindi futbollisti i shquar i kombëtares, Loro Boriçi. Në qytetin e lindjes, Shkodër, ndoqi Kolegjin Saverian. Shtatlarti prej 1,87 m debutoi në futboll në moshën 14-vjeçare, me fanellën e ekipit të vendlindjes, “Vllaznisë” kundër ekipit të “Dragoit” të qytetit të Pogradecit. Në vitin 1939 shpalosi dimensionin e një sulmuesi të pandalshëm, duke u bërë një ndër futbollistët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar, kur shënoi 3 gola në vetëm 4 minuta në ndeshjen kundër “Spartakut” të Tiranës. Më pas nisi edhe një aventurë përtej Adriatikut, ku luajti për dy vite në Serinë...