Lojtari kundërshtar provokon Lamine Yamal: “Po, po, ti dëshiron të luash për Marokun…”

Lojtari kundërshtar provokon Lamine Yamal: “Po, po, ti dëshiron të luash për Marokun…”

Në ndeshjen Barcelona-Getafe, të luajtur të shtunën e kaluar, ndodhi një episod që fillimisht kaloi pa u vënë re, por që u rikthye në vëmendje nga emisioni “El Día Después” i “Movistar Plus”. Gjithçka nisi pas një dueli kokë më kokë të Gordon me David Sorian, pranë zonës së Getafes. Arbitri Jesús Gil Manzano akordoi faull të sulmuesit të Barcelonës ndaj portierit, vendim që shkaktoi protesta nga lojtarët katalanas, të cilët pretendonin se duhej të ishte dhënë faull në drejtimin e kundërt. Mes protestuesve ishte edhe Lamine Yamal, i cili iu drejtua arbitrit: “Por në fund ai gjuan, në fund ai gjuan”. Në atë moment ndërhyri mbrojtësi i Getafes, Abqar, duke iu drejtuar sulmuesit të Barcelonës: “Lamine, Lamine, ti dëshiron të luash për Marokun. Lamine,...