Loja e dominosë ‘mollë’ sherri! Të moshuarit konfliktohen me thika, plagoset njëri

Loja e dominosë ‘mollë’ sherri! Të moshuarit konfliktohen me thika, plagoset njëri

Një lojë dominoje në sheshin “Pranvera” në Durrës ka përfunduar me një të plagosur.  Dy të moshuarit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për lojën, por përplasja ka degraduar deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Mësohet se njëri prej të moshuarve, 68 vjeç ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 70-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar 68-vjeçarin, i cili pritet të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet...