Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lobimi 6 mln dollarësh! Berisha: S’është kontratë e jona, nga arka e PD-së s’ka dalë asnjë qindarkë
👁13772
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për fushatën zgjedhore dhe për kontratën e lobimit të PD me këshilltarët e Donald Trump. I ftuar në 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha ka zbërthyer rolin e Administratës së presidentit Donald Trump brenda kësaj kontrate, vlera e të cilës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Sipas Berishës kjo kontratë lobimi i vlen çdo shqiptari dhe sipas tij janë patriotët ata të cilët krijuan fondacionin me të cilin gjetën një kompani me avokatë më të shquar të SHBA-ve....