Llogaria e Netanyahut/ Uria del jashtë kontrollit, eksod masiv i palestinezëve nga Gaza

Llogaria e Netanyahut/ Uria del jashtë kontrollit, eksod masiv i palestinezëve nga Gaza

Nga Ettore Sequi Zgjatja e luftës në Gaza dhe bilanci i përditshëm i viktimave civile, në sfidë të hapur ndaj thirrjeve të Papës Leoni XIV, ndaj rezolutave të OKB-së dhe ndaj presioneve ndërkombëtare mbi Netanyahun, befason dhe shqetëson. Sipas Axios, në Uashington po rritet zhgënjimi për sjelljen “jashtë kontrollit” të kryeministrit izraelit, i akuzuar nga Shtëpia e Bardhë se po rrezikon strategjinë amerikane në rajon. Pas kaosit të dukshëm, fshihet një strategji e qëllimshme. Netanyahu nuk vepron me impuls, por shfrytëzon çdo çarje në sistemin ndërkombëtar dhe përshpejton ofensivën në Gaza, para se presionet amerikane për një armëpushim të bëhen...