Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Liverpool mbështetje të pakushtëzuar për familjen e Diogo Jotës: 15 milionë euro dhe…
Skuadra e Liverpoolit ka bërë një gjest human ndaj familjes së Diogo Jotas, i cili vdiq të enjten me 3 korrik, pas një aksidenti tragjik, ku humbi jetën bashkë me vëllain e tij Andre Silva. Klubi anglez ka bërë me dije se pas ndarjes tragjike nga jeta të Diogo Jotës, do të garantojë mbështetje të plotë për familjen e tij. Liverpool do të transferojë mbi 15 milionë euro në llogaritë e fëmijëve. Po ashtu, klubi anglez do të vijojë të respektojë të gjitha pagesat e kontratës ndaj Jotas deri në vitin 2027.