Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LIVE! Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet zgjedhja e kryeparlamentarit, të pranishëm edhe deputetët e Listës Serbe
Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca e cila nisi një orë me vonesë po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë – së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë. Në seancë janë të pranishëm 119deputetë që duhet të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët. Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post. Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka...