LIVE! Mijëra shqiptarë në shesh kundër “padrejtësive” të Hagës, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK

LIVE! Mijëra shqiptarë në shesh kundër “padrejtësive” të Hagës, kërkojnë lirimin e krerëve të UÇK

Mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër asaj që e quajnë padrejtësi nga Gjykata e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta, e thirrur nga veteranët, ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë edhe qytete të Maqedonisë së Veriut. Protesta synon të shprehë pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Mesazhet dhe pjesëmarrësit Profesori Arsim Bajrami, në një intervistë për mediat, theksoi se në Hagë po gjykohet “historia e Kosovës dhe procesi i shtetndërtimit”. Sipas tij, në vend të veteranëve, në protestë do të duhej të ishte shteti i Kosovës. Ndërkohë, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, e cila i ishte bashkuar protestës,...