LIVE! Kuvendi diskuton për buxhetin 2027, Alizoti: Pushteti ka rënë që kur socialistët nisën “t’ia fusin” shokëve

LIVE! Kuvendi diskuton për buxhetin 2027, Alizoti: Pushteti ka rënë që kur socialistët nisën “t’ia fusin” shokëve

Kryetari i parlamentit Niko Peleshi ka hapur seancën e sotme parlamentare. Ai lexoi rendin e ditës. Nga ana e PD fjalën e ka marrë i pari Tomor Alizoti. Deputeti demokrat tha se studentët janë në rrugë për shkak të mungesës së perspektivës për punësim. “Unë nuk dua të ndalem te Durrësi dhe Elbasani, se kolegët e mi e bëjnë më mirë këtë punë. Ne e dimë se nuk bëhet asnjë punësim pa njohur Suel Çelën dhe Visin e Pojës. Ky pushtet ka rënë që kur ju nisët t’ia fusnit njëri-tjetrit” – tha Alizoti.