Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Listë e zezë për ndërtuesit” Rama: Kuturisin pa marrë leje dhe ngrenë pallate, do ju gjejë belaja!
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore, ka paralajmëruar ndërtuesit dhe investitorët që shkelin ligjin, abuzojnë me territorin dhe nuk respektojnë lejet e ndërtimit. Ai theksoi se po përgatit një nismë ligjore për krijimin e një “liste të zezë” që do të përfshijë subjektet problematike në industrinë e ndërtimit. Rama përmendi raste kur ndërtuesit kanë penguar të futen në banesat e tyre qytetarët (blerësit) ose duke i lënë pa dokumentacion të rregullt hipotekor apo ata të cilët bëjnë shitje të dyfishta të apartamenteve....