“Lironi çunat!”/ Protestuesit mblidhen para Gjykatës Penale, pritet masa e sigurisë për të arrestuarit
Protesta qytetare vijon sot në ditën e saj të 110-të, ndërsa një grup qytetarësh është mbledhur Gjykatës Penale të Tiranës, në mbështetje të protestuesve të arrestuar pak ditë më parë. Mbështetësit kanë mbërritur në zonë në pritje të seancave gjyqësore, ku sot përcaktohen masat e sigurisë ndaj personave të arrestuar gjatë protestës. Kujtojmë se, ata u arrestuan pas tubimeve të zhvilluara te shkolla “Edit Durham”. “Lironi çunat”, dëgjohen të brohorasin qytetarët, të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve dhe po ndjekin nga afër zhvillimet. Pas përfundimit të seancave, protesta pritet të zhvendoset përpara Kuvendit të Shqipërisë. Tubimi para Parlamentit ishte paralajmëruar një ditë më parë gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Protesta përkon me zhvillimin e seancës së radhës plenare në Kuvend.
Burimi:
gijotina.com