“Liroi nga qelia Mario Çelën”! Gjykata e Posaçme pushon padinë e Ballës ndaj Berishës

“Liroi nga qelia Mario Çelën”! Gjykata e Posaçme pushon padinë e Ballës ndaj Berishës

Taulant Balla, Mario Çela dhe Sali Berisha TIRANË-Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të hënë të pushojë një padi të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kundër kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Balla paditi për akuzat e "Fyerjes" dhe "Shpifjes te kryer boterisht", parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal, kryedemokratin Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi socialistin se kishte nxjerrë nga burgu Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës dhe e kishte dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Berisha iu referua një “mesazhi nga qytetari dixhital”, që theksonte se "Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.  postimi i Sali Berishës asokohe Në...