No Image Available

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji. Qëndroi 9 muaj në qeli pas vendimit të Apelit për “kallëzim të rremë publik”

Pas tre seancash gjyqësore që nisën më 17 qershor, Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme të lirojë me kusht ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Kërkesa për lirim me kusht ishte depozituar në muajin maj, pasi Salianji kishte përmbushur kushtin e kryerjes së tre të katërtave të dënimit me burg.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Gjatë seancave të zhvilluara në qershor, gjykata kërkoi raport vlerësimi nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier dhe nga Shërbimi i Provës. Këto raporte u paraqitën në seancën e sotme dhe rezultuan pozitive, duke konfirmuar sjellje të mirë të Salianjit gjatë kohës...
Burimi: Fieriweb.com